Një tjetër Bellingham po merr hapat e duhur në futboll.
Pas suksesit të Jude, vëllau i tij Jobe Bellingham po shkëlqen me Sunderlandin në “Championship”.
Ai tashmë është vlerësuar me çmimin e lojtarit të ri më të mirë si dhe është futur në skuadrën e sezonit në “Championship”.
Se a do të rrijë te Sunderland, ende nuk dihet pasi që më parë kishte pasur interesim edhe nga ish-skuadra e Jude, Borussia Dortmund.
Këtë sezon Bellingham, ka bërë rreth 39 paraqitje ku ka arritur të shënojë 4 gola.
Sunderlandi, gjendet në pozitën e 4-të në “Championship” dhe tashmë e ka siguruar një vend në playoff, i cili shërben për t’u promovuar në Premierligë./IndeksOnline/