Vëllai sulmon motrën në Prishtinë, Policia në kërkim të të dyshuarit

rrahje

Është raportuar një rast i sulmit fizik në Prishtinë, ku viktimë është një femër kosovare.

Policia e Kosovës në raporton 24 orësh njofton se ajo është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor për lëndimet e pësuara.

Ndërkohë, i dyshuari është në arrati dhe është shpallur në kërkim nga policia. /Klankosova.tv

The post Vëllai sulmon motrën në Prishtinë, Policia në kërkim të të dyshuarit appeared first on Klan Kosova.