Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë apel në Gjykatën e Lartë kundër masës së sigurimit që ishte vendosur për të, pasi Apeli vendosi që ai të qëndrojë në burg.
Top Channel raporton se Veliaj po kundërshton vendimin e Apelit, që e la në qeli.
SPAK ka dërguar në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dosjen ku Veliaj, bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, dhe 16 persona të tjerë akuzohen. Në njoftim nga SPAK, për Veliajn renditen 13 akuza, ndërsa për Ajola Xoxën 12 akuza.
Versioni i mbrojtjes kërkon që masa e sigurisë të ndërrohet me një masa më të lehtë, duke argumentuar se aktet penale nuk janë vërtetuar plotësisht dhe se Veliaj nuk duhet të mbahet në burg.
Qëllimi i rekursit në Gjykatën e Lartë është që të lirohet ai nga paraburgimi dhe të aplikohet ndonjë masë tjetër sigurie, e tillë si arrest shtëpie, detyrim paraqitje ose garanci pasurore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!