​Veliaj çon në Kushtetuese edhe dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë

​Veliaj çon në Kushtetuese edhe dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka dorëzuar një ankesë shtesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me procesin zgjedhor në kryeqytet.

Sipas raportimit të Top Channel, avokatët e Veliajt kanë zgjeruar objektin e ankimit duke përfshirë dekretin dhe pezullimin e pjesshëm të tij, që lidhet me zgjedhjet në Tiranë.


Në shkresën e paraqitur theksohet se, nëse Gjykata Kushtetuese nuk pezullon menjëherë dekretin, rrezikohet që procesi zgjedhor të prodhojë pasoja të pakthyeshme.

“Vetë Gjykata Kushtetuese, nëse nuk pezullon menjëherë dekretin, do të gjendej përpara një realiteti të kryer ku edhe një vendim i saj shfuqizues nuk do të mund të rivendoste gjendjen e mëparshme, pasi procesi zgjedhor do të kishte prodhuar pasoja të pakthyeshme, përfshirë zgjedhjen e një kryetari të ri”, thuhet në shkresë.