Veldin Hoxha shënon në fitoren e Rubin Kazanit

Veldin Hoxha shënon në fitoren e Rubin Kazanit

Mesfushori i Kosovës Veldin Hoxha kontribuoi me gol në fitoren komode të Rubin Kazanit ndaj Krylya Sovetov, në kuadër të xhiros së 11-të në Superligën e Rusisë.

Hoxha hyri vetëm në pjesën e dytë, megjithatë e gjeti rrugën drejtë rrjetës pas nëntë minutave.


Pasi mori një pasim të bukur nga sulmuesi Dardan ShabanHaxhaj, Hoxha me goditje precize e dërgoi brenda rrjetës për mos t’i dhënë shans portierit kundërshtar.

Për mesfushorin ky është goli i tretë në kampionatin rus, kurse tani do të udhëtojë për në Kosovë, meqenëse është ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda për ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Suedisë.

Kujtojmë, Hoxha debutoi te Kosova muajin e kaluar, ku u inkuadrua në kohën shtesë në fitoren kundër suedezëve./Telegrafi/