Veldin Hoxha ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën në të ardhmen.
Lajmin e ka bërë të ditur të enjten Federata e Futbollit e Kosovës. Hoxha 22-vjeçar luan në pozitë ne mesfushorit, ndërsa bën karrierë te Rubin Kazani në Rusi.
“Me kënaqësi dhe krenari njoftojmë se mesfushori i njohur, Veldin Hoxha, tashmë është pjesë e Kombëtares së Kosovës! Veldini do të jetë pjesë e Dardanëve për ndeshjet e ardhshme”, shkruan FFK-ja.
Ai më herët ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Kroacisë. Për Shpresat e Kroacisë ka luajtur 24 ndeshje.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!