Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka vazhduar formën e tij të mirë me Mallorca-n, duke gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen ndaj Espanyolit.
Pas një pjese të parë që u mbyll me rezultatin 2-1 për vendasit, Muriqi u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 46-të, duke shënuar golin e vetëm për skuadrën e tij deri në atë moment.
Penalltia u ekzekutua me qetësi ndaj portierit serb Marko Dmitrović, pa i lënë asnjë shans për reagim.
Ky ishte goli i tretë i Muriqit në sezonin aktual të La Ligës, duke konfirmuar edhe një herë se ai mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm të Mallorcës.
Forma e tij e lartë nuk është e kufizuar vetëm në nivel klubi – vetëm një javë më parë, “Pirati” i Kosovës ishte protagonist i madh edhe me Kombëtaren, ku shkëlqeu në ndeshjen ndaj Suedisë, duke udhëhequr ekipin drejt një paraqitjeje të jashtëzakonshme. /Telegrafi/