Mallorca dhe Atletico Madridi po zhvillojnë një ndeshje interesante në kuadër të xhiros së pestë të La Ligas, ku rezultati është 1-1.
Julian Alvarez humbi një penallti në pjesën e parë për mysafirët, të cilët nga minuta e 73-të mbetën me një lojtar më pak.
Megjithatë, kjo nuk i pengoi madrilenët të kalonin në epërsi me golin e Conor Gallagher në minutën e 79-të.
Kur dukej se Atletico do të merrte tri pikët, në minutën e 85-të Vedat Muriqi realizoi një gol të bukur me kokë, duke e mposhtur Jan Oblakun dhe duke barazuar shifrat.
Ky ishte goli i katërt i Muriqit në këtë edicion të La Ligas, duke konfirmuar formën e lartë të sulmuesit të Kosovës. /Telegrafi/