Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka bërë një postim të fuqishëm pas fitores ndaj Suedisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Kosova mori një fitore të madhe ndaj Suedisë me rezultat 2-0 në ndeshjen e zhvilluar të hënën mbrëma në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.
Kjo fitore e Dardanëve erdhi pas një paraqitje të përkryer nga të gjithë lojtarët, teksa golat u shënuan nga Elvis Rexhbecaj dhe Vedat Muriqi në pjesën e parë.
Është pikërisht sulmuesi prizrenas, Muriqi, i cili ka bërë një postim të fuqishëm në postimin e tij në profilin privat Instagram.
“Mentalitet, karakter, shpirt luftarak, kjo është ajo që jemi ne”, shkroi Muriqi në postimin e tij.
Këto fjalët të Muriqit përshkruajnë në mënyrën më të mirë paraqitjen e gjithë ekipit të Kosovës në fitoren më të madhe ndonjëherë të ekipit kombëtar. /Telegrafi/