Një vetaksident ka ndodhur sot në Llapushnik të Drenasit, ku vetura ka përfunduar në një market.
Lexues të Klankosova.tv kanë dërguar pamje të aksidentit nga i cili ka të lënduar dhe ku shihet se në vendin e ngjarjes kanë dalur policia dhe autoambulanca.
Klankosova.tv ka tentuar të kontaktojë me policinë në lidhje me këtë rast, por të njëjtit ende nuk kanë dhënë ndonjë informacion.
The post Veaksident në Llapushnik, vetura përfundon në një market (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.