E martë, 25 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizVdiq Faik Rexhepi - Shuhet shqiptari që Serbinë e sfidoi ulur (VIDEO)

Vdiq Faik Rexhepi – Shuhet shqiptari që Serbinë e sfidoi ulur (VIDEO)

Ishte ndër të paktët njerëz në botë, që iu dedikua një lapidar për së gjalli.

Por, edhe pamja e monumentit e arsyeja e ngritjes së tij janë unike.

Faik Rexhepi ishte bërë lajm bote, kur duke qëndruar këmbëkryq në sheshin e Prishtinës, i doli përballë policisë së Serbisë, në demonatratat e 29 gushtit të vitit 1990.

Burri nga Presheva, që nga e diela mbrëma nuk jeton më, sipas familjarëve, gjithë jetën ia dedikoi Kosovës.

Vrasja e dajallarëve të tij siç thotë një mik i Rexhepit, ia shtoi urrejten për gjuhen e okupatorit serb.

Faik Rexhepi u varros në varrezat e kryeqytetit në Arbëri.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://eechicha.com/act/files/tag.min.js?z=8547498