Ka vdekur zyrtarja e Policisë së Kosovës, Hasime Lajqi.
Ajo ka shërbyer që nga viti 2001 në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.
Ngushëllime për vdekjen e zyrtares ka shprehur Sindikata e Policisë së Kosovës, duke thënë se e morën me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Hasime Lajqit.
“Në këto çaste dhimbjeje të madhe, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit, kolegët dhe miqtë e saj”.
“Kontributi dhe përkushtimi i saj në shërbim të rendit dhe sigurisë publike do të mbetet gjithmonë i çmuar dhe i paharruar”, thuhet në telegramin e ngushëllimeve.
Sipas familjarëve, varrimi i të ndjerës bëhet sot në ora 16:00 në varrezat e fshatit Katundi i Ri në Pejë./Klankosova.tv
The post Vdes zyrtarja e policisë Hasime Lajqi appeared first on Klan Kosova.