Ka vdekur Ali Pllana, kontribuuesi i madh i sportit në vend, i ndjeri njëherësh ishte për shumë vjet kryetar i Federatës së Shenjëtarisë Sportive të Kosovës, themelues i këtij sporti, ish-shenjëtar dhe trajner.
Kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e të ndjerit.
Ai tha se kontributi i Pllanës ishte i palodhshëm dhe përkushtimi ndaj “zhvillimit të shenjëtarisë sportive do të mbeten një trashëgimi e çmuar për brezat e ardhshëm”.
Ai ishte pjesëmarrës në cilësinë e trajnerit edhe në debutimin e Kosovës në Lojërat Olimpike Rio 2016 dhe në Lojërat Evropiane Baku 2015. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>