13:34 / E Diele, 04 Maj 2025 / Gj. Sh
Një tifoz 26-vjeçar i Atalantës, Riccardo Claris, u qëllua për vdekje me thikë mbrëmë pas përleshjeve midis grupeve të tifozëve të La Dea dhe Interit në Bergamo.
Tifozi u vra pranë shtëpisë së tij në Bergamo mbrëmë pas përleshjeve midis grupeve të tifozëve të Interit dhe Atalantës.
Repubblica dhe media të tjera italiane raportojnë se dy grupet e tifozëve patën një diskutim të nxehtë në një bar në lagjen Borgo Santa Caterina, i cili vazhdoi në rrugët pranë stadiumit Atalanta.
Sipas medive, Riccardo Claris u qëllua me thikë në shpinë nga një tifoz 19-vjeçar i Interit, Jacopo De Simone, i cili u dorëzua vullnetarisht te autoritetet dhe aktualisht po merret në pyetje nga policia italiane.
Me sa duket, viktima donte të mbronte vëllanë e tij, kështu që u përfshi në një përleshje me 10 të tjerë.