Ka ndërruar jetë ish-zyrtari policor nga Mitrovica, Shemsi Mustafa, i cili në të kaluarën ishte arrestuar nga forcat serbe në kufi.
Familjarët, kolegët dhe miqtë e tij e kanë përshkruar Mustafën si një njeri të zemrës, baba e gjysh të përkushtuar, dhe një koleg e shok të çmuar, shkruan Jepi zë
I ndjeri do të kujtohet si një profesionist që një pjesë të madhe të jetës ia kushtoi sigurisë së qytetarëve, duke shërbyer me përkushtim e pa dallim.
Ai njihej për profesionalizmin dhe angazhimin e tij të lartë në kryerjen e detyrave policore, me theks të veçantë në shërbimin në veriun e vendit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!