Ka ndërruar jetë avokati Ruzhdi Berisha, i cili tërë jetë ia ka kushtuar avokatisë, raporton Gazeta Sinjali.
Për humbjen e tij ka njoftuar Oda e Avokatëve të Kosovës, e cila ka shprehu ngushëllime për familjen dhe gjithë komunitetin.
“I lindur më 9 shtator 1947, Avokati Berisha la pas një karrierë të gjatë dhe të pasur në shërbim të drejtësisë, duke filluar nga detyra e gjyqtarit në Gjykatën Komunale të Dragashit, e deri në Gjykatën Supreme të Kosovës, dhe më pas si avokat me përkushtim të jashtëzakonshëm për mbi dy dekada”, thuhet në njoftimin e OAK.
Për vdekjen e tij, ngushëllime ka shprehur edhe drejtuesi i Odës së Avokatëve, avokati Besnik Berisha.
“Një avokat që e nderoi profesionin me integritet, dinjitet dhe përkushtim të rrallë. Kujtimi për të do të mbetet i gjallë në themelet e drejtësisë që ai ndihmoi t’i ndërtonte”, ka shkruar Berisha.
Mbledhja komemorative për avokatin Ruzhdi Berisha do të mbahet sot në orën 12:00, në shtëpinë e kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet po sot, në orën 16:30 në varrezat e qytetit në Prizren.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);