Ka vdekur njëri nga personat e lënduar ditë më parë në një park të Vitisë, pasi ishin goditur nga një veturë në orët e mbrëmjes të së hënës.
Lajmi për vdekje e tij është raportuar edhe nga Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh dhe është cilësuar si vrasje e rëndë.
“Vrasje e rëndë. ‘Rr. Hasan Kabashi’, Viti 08-10.09.2025 – 21:25-01:15. Derisa viktima mashkull kosovar ka qenë nën tretman mjekësor, dyshohet se si pasojë e plagëve të mara, i njëjti ka ndërruar jetë. Me vendim të Prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë”, thuhet në raportin policor.
Për vdekjen e 20-vjeçarit, Auron Ferizi ka shkruar edhe babai i tij në rrjetin social Facebook.
Ngjarja e rëndë tronditi të hënën qytetin e Vitës mbrëmjen e 8 shtatorit, ku një veturë përfundoi mbi disa të rinj që po qëndronin në parkun “Bafti Haxhiu”.
Përveç 20 vjeçarit që ka ndërruar jetë, janë lënduar edhe katër persona tjerë.
Edhe në raportin e parë, Policia e kishte cilësuar si vrasje në tentativë. /Telegrafi/