Një person rreth 58-vjeç ka ndërruar jetë papritur mëngjesin e sotëm në rrugën “Papa Klimenti” në Pejë.
Ekipet e Emergjencës konstatuan vdekjen në vendngjarje, ndërsa rrethanat po hetohen nga organet kompetente, sipas Policisë së Pejës.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejë, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se njësitë kompetente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


