E hënë, 21 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeVdes një person në Klinë, u lëndua derisa po tentonte të shuante...

Vdes një person në Klinë, u lëndua derisa po tentonte të shuante zjarrin

Një person ka humbur jetën këtë të diel në Klinë.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Për Klankosova.tv, Gashi tha se policia është informuar së pari për një zjarr, por që në vendin e ngjarjes kanë parë një person të shtrirë, me lëndime.

“Viktima fillimisht është dërguar në qendrën e mjekësisë familjare, e më pas u transferua në emergjencë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, tha Gashi.

Ai shtoi se njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes për të mësuar rrethanat e plota se si erdhi deri te vdekja e personit.

Ndryshe, Klina.info ka raportuar se personi i vdekur ishte një i moshuar që kishte ndërhyrë për të shuar zjarrin, por për fat të keq nga lëndimet e marra humbi jetën.

Klinë: Raportohet se një i moshuar u lëndua derisa u përpoq ta shuante zjarrin

The post Vdes një person në Klinë, u lëndua derisa po tentonte të shuante zjarrin appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT