Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se në Spitalin Rajonal të Pejës ka ndërruar jetë një i burgosur me inicialet T. Zh.
Sipas SHKK-së dhe Departamentit Shëndetësor të Burgjeve, i ndjeri ishte trajtuar për një kohë të gjatë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në Spitalin Rajonal të Pejës, si pasojë e problemeve të rënda shëndetësore.
Që nga viti 2021, i burgosuri kishte mbi 100 vizita mjekësore dhe hospitalizime, ndërsa gjatë qëndrimit në burg pothuajse tërë kohën ishte nën kujdesin e stacionarit të burgut.
Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, SHKK kishte kërkuar edhe pezullimin e dënimit, por kërkesa ishte refuzuar nga gjykata.
Aktualisht, organet kompetente po zhvillojnë procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e vdekjes. /Telegrafi/