Vdes një burrë pasi u kafshua nga peshkaqeni në Sidnei

Foto ilustruese

Një surfist i sulmuar nga një peshkaqen i madh në një plazh të Sidneit vdiq nga plagët e marra, tha policia të shtunën.

Ky incidenti, i paparë në më shumë se 3 vjet e gjysmë, çoi në mbylljen e disa plazheve, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Viktima, ende e paidentifikuar, u sulmua rreth 100 m larg bregut ndërsa po bënte surf me miqtë pak pas orës 10 të mëngjesit në Long Reef Beach, në veri të kryeqytetit të shtetit australian të Uellsit të Ri Jugor, tha policia.

The post Vdes një burrë pasi u kafshua nga peshkaqeni në Sidnei appeared first on Klan Kosova.