Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:10 në aksin rrugor Korçë–Bilisht, afër fshatit Bitinckë, ku si pasojë ka humbur jetën një 67-vjeçar, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas raportimeve të Abcnews.al, në aksident janë përfshirë një veturë e drejtuar nga Besart Kyçyku, 25 vjeç, dhe një motoçikletë që drejtohej nga viktima, Besim Stema, 67 vjeç. Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e motoçikletës, i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e veturës për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);