Saturday, March 21, 2026
spot_img
HomeLajmeVdes në spital gruaja që ra nga Ura e Moglicës në Gjakovë

Vdes në spital gruaja që ra nga Ura e Moglicës në Gjakovë

Një grua ka vdekur pasi ka rënë nga Ura e Moglicës në Gjakovë, njofton Klan Kosova.

Lajmin për Klanin e ka konfirmuar policia, të cilët kanë thënë se ajo fillimisht i kishte mbijetuar rënies, por më pas kishte vdekur në spital.

“Rreth orës 19:55 jemi njoftuar se një grua në moshë madhore kishte rënë në ujë nga e ashtuquajtura ‘Ura e Moglicës’, në rrugën ‘Ymer Pula’ në Gjakovë”, ka thënë për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Patrullat policore, së bashku me njësinë e zjarrfikësve dhe ekipin e emergjencës, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku viktima ishte nxjerrë tashmë nga uji. Personeli mjekësor i ka ofruar ndihmën e parë dhe më pas ajo është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor”.

“Rreth orës 21:30 jemi njoftuar nga spitali se gjendja shëndetësore e viktimës ishte përkeqësuar dhe ajo ka ndërruar jetë. Aktualisht, janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT