E shtunë, 1 Mars, 2025
spot_img
HomeLajmeVdes në QKUK personi që u lëndua në vendin e punës

Vdes në QKUK personi që u lëndua në vendin e punës

Të martën (25 shkurt), një person, derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës në Lipjan, ishte rrëzuar nga një ndërtesë.

Viktima ishte dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa pronari i objektit, i dyshuari mashkull kosovar, ishte arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit ishte dërguar në mbajtje.

E viktima, që po trajtohej në QKUK, policia raportoi se ka vdekur më 28 shkurt.

“Viktima mashkull kosovar, i cili ishte në trajtim mjekësor në QKUK, ka ndërruar jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, njoftoi Policia në raportin 24 orësh. /Klankosova.tv

The post Vdes në QKUK personi që u lëndua në vendin e punës appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://fenoofaussut.net/act/files/tag.min.js?z=8547498