Vdes në QKUK i plagosuri nga të shtënat në Viti

Vdes në QKUK i plagosuri nga të shtënat në Viti

Një person ka humbur jetën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi po trajtohej prej disa ditësh nga plagët e marra me armë zjarri.

Rasti kishte ndodhur më 18 shtator 2025, në fshatin Debelldeh të Vitisë, rreth orës 14:25, transmeton Klankosova.tv.

Viktima, ishte dërguar me urgjencë në QKUK, ku pavarësisht trajtimit mjekësor, nuk ka arritur të mbijetojë.

Sipas raportit 24-orësh, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

 

The post Vdes në QKUK i plagosuri nga të shtënat në Viti appeared first on Klan Kosova.