Ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare, Rexhep Pllana, minatori i Ndërmarrjes Trepça – Flotacion Stan-Tërg.
Lajmi u bë i ditur nga Sindikata e Pavaruru e Minatorëve të Trepçës e cila i shprehu ngushëllime familjes së Pllanës.
“Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës shpreh ngushëllime me rastin e vdekjes së kolegut tonë Rexhep Pllana. Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të anëtarit të sindikatës dhe minatorit të Ndërmarrjes Trepça – Flotacion Stan-Tërg, Rexhep Pllana. Ngushëllime familjes Pllana, bashkëpunëtorëve dhe gjithë kolegëve minatorë për këtë humbje të madhe. Zoti e mëshiroftë shpirtin e tij”, thuhet në njoftimin e sindikatës, raporton Klankosova.tv.
The post Vdes në moshë të re minatori i Trepçës, Rexhep Pllana appeared first on Klan Kosova.