Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare, mjeku Faik Hima.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur familja me anë të një njoftimi në Facebook.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë farefisin, miqtë, kolegët dhe dashamirët se sot ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare, më i dashuri ynë, Faik Hima”, thuhet në njoftimin e familjes.
I ndjeri pos profesionit si mjek, ishte edhe njëri ndër spikerët e parë shqiptar në Kosovë./Klankosova.tv
The post Vdes mjeku, Faik Hima appeared first on Klan Kosova.