E martë, 22 Prill, 2025
spot_img
HomeSportVdes Mathias Acuna, u gjet pa shenja jete në një hotel në...

Vdes Mathias Acuna, u gjet pa shenja jete në një hotel në Ambato

Sulmuesi i skuadrës ekuadoriane Mushuc Runa, Mathias Acuna, është gjetur i vdekur në një hotel në Ambato të Ekuadorit.

Ngjarja ndodhi vetëm një ditë pasi ai arriti aty nga vendlindja e tij, Uruguai, transmeton klankosova.tv.

Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e vdekjes, ndërsa raportimet paraprake sugjerojnë se mund të ketë qenë një vetëvrasje.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, Acuna, i cili iu bashkua Mushuc Runas në vitin 2023, ishte një lojtar kyç për skuadrën në LigaPro dhe një figurë e respektuar në futbollin uruguaian.

Klubi ka shprehur ngushëllimet e tij të thella për familjen e lojtarit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT