Ka vdekur Liman Sertolli, shefi i Ndërrimit në Njësinë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Malishevë.
Për vdekjen e kolegut, ngushëllime ka shprehur Agjencia e Menaxhimit Emergjent, transmeton Klankosova.tv.
“Sertolli ishte shembull i përkushtimit dhe guximit, duke i shërbyer me nder e përgjegjësi qytetarëve dhe duke qenë gjithmonë i gatshëm. Me profesionalizmin dhe humanizmin e tij, ai la gjurmë të pashlyeshme tek kolegët, miqtë dhe komuniteti”.
“Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë mes nesh. Do ta kujtojmë me respekt e mirënjohje për kontributin e madh që dha në mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.
The post Vdes Liman Sertolli, shefi i njësisë së zjarrfikësve dhe shpëtimit në Malishevë appeared first on Klan Kosova.