Ish-ministri i Jashtëm i Iranit, Kamal Kharazi, ka vdekur dje si pasojë e plagëve të rënda të marra gjatë sulmeve të kryera më 1 prill nga SHBA-ja dhe Izraeli, raportojnë mediat iraniane.
Sipas këtyre raporteve, Kharazi, 81 vjeç, ishte duke u trajtuar për lëndimet e marra në një sulm që Teherani e ka cilësuar si “terrorist”.
Ai kishte mbajtur postin e kreut të Këshillit Strategjik për Marrëdhënie Ndërkombëtare, një organ që funksionon në kuadër të Ministrisë së Jashtme iraniane dhe që merret me hartimin e politikave të jashtme.
Agjencitë iraniane Mehr dhe ISNA raportojnë se diplomati veteran “i plagosur në një sulm të kryer nga armiku amerikano-sionist disa ditë më parë, ka vdekur duke u konsideruar martir”.
Vdekja e tij vjen në një moment tensionesh të larta rajonale dhe pritet të rrisë më tej debatet dhe reagimet politike në lidhje me sulmet dhe situatën e sigurisë në Lindjen e Mesme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


