Një i ri nga qyteti i Vitisë ka vdekur si pasojë e plagëve të marra, pasi ishte goditur nga një veturë në parkun e qytetit.
Ngjarja ka ndodhur para dy ditësh, kur një 21-vjeçar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka goditur pesë persona që po qëndronin në park, raporton Klankosova.tv.
Përkundër përpjekjeve për trajtim mjekësor, një nga të lënduarit nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka humbur jetën.
Lajmi është bërë i ditur nga babai i të ndjerit në Facebook. /Klankosova.tv
21-vjeçari goditi me veturë 5 persona në parkun e Vitisë, njëri në gjendje të rëndë – dalin detajet
The post Vdes i riu nga Vitia që u godit nga vetura para dy dite appeared first on Klan Kosova.