E diel, 23 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizVdes historiani Ibrahim Çitaku - Klan Kosova

Vdes historiani Ibrahim Çitaku – Klan Kosova

Ka vdekur historiani Ibrahim Çitaku.

Lajmin për ndarjen nga jeta e bënë të ditur shkrimtari Bedri Tahiri dhe gazetari Milaim Zeka.

Tahiri ka shkruar se i ndjeri ishte njeri i madh që u mor me tema të mëdha.

“I tillë qe historiani që vetë u bë histori. E nisi me Azem Galicën (nuk i harroj takimet e tij të shumta me pleqtë e Galicës…), atëherë kur shumëkush nuk guxonte as t’ia thoshte emrin kryetrimit! E vazhdoi me Prekazin, me Drenicën e me Mitrovicën…”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ndërsa gazetari Milaim Zeka ka thënë se Çitaku ishte ish-drejtor në gjimnazin e Skenderajt.

“Paska ikur për në botën tjetër, ish-drejtori im në gjimnazin e Skenderajt, Ibrahim Çitaku”, ka pohuar Zeka. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://shoukigaigoors.net/act/files/tag.min.js?z=8547498