Klubi futbollistik FC Drita ka njoftuar me pikëllim të thellë për ndarjen nga jeta në moshë të re të bashkëpunëtores së tyre, Elife Sherifi.
Në reagimin zyrtar, klubi e kujton Sherifin si një profesioniste të shquar në fushën e gazetarisë dhe një adhuruese të zjarrtë të FC Dritës, shumë kohë përpara se të merrte detyrën e zëdhënëses së klubit.
Ajo e ushtroi këtë pozitë me përkushtim për më shumë se gjashtë vite, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në komunikimin dhe promovimin e klubit.
Sipas FC Dritës, puna, përkushtimi dhe dashuria e saj për klubin do të mbeten gjithmonë pjesë e kujtimeve të tyre.
Klubi ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Sherifi, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën, duke theksuar se në këto momente të vështira qëndrojnë pranë familjes dhe ndajnë dhimbjen me ta.
“Prehu në paqe, Elif”, thuhet në mesazhin përmbyllës të klubit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


