Ka vdekur Bahtir Berisha, një nga berberët më të vjetër të kryeqytetit, Prishtinës.
Familjarët e Berishës kanë bërë të ditur se varrimi do të bëhet të mërkurën në orën 16:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës, në Dragodan.
Berisha, për të cilin Klan Kosova kishte realizuar një storje në vitin 2021, kishte bërë të ditur se kishte diplomuar si berber. Këtë zanat ai e kishte nisur si 15 vjeçar, e edhe si ushtar në Split, arma e tij ishte gërshëra. /Klankosova.tv
The post Vdes Bahtir Berisha, një nga berberët më të vjetër të kryeqytetit appeared first on Klan Kosova.