Një 55-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në mbrëmjen e së premtes, në rrugën “Liqeni” në Mitrovicën e Jugut.
Për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, ka thënë se janë lënduar edhe katër persona.
Sipas tij, aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:42, të premten, njofton Klankosova.tv.
“Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën viktima m/k/sh, rreth 55-vjeçar, ndërsa lëndime kanë pësuar edhe katër persona të tjerë”, tha Zahiti.
Zahiti pohoi se në aksident ishin të përfshira dy vetura. /Klankosova.tv
The post Vdes 55-vjeçari në Mitrovicën e Jugut nga një aksident, katër të tjerë të lënduar appeared first on Klan Kosova.