Vdes 25-vjeçari kosovar që ishte asamblist në qytetin Jokkmokk të Suedisë

Vdes 25-vjeçari kosovar që ishte asamblist në qytetin Jokkmokk të Suedisë

Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se ka vdekur Lirigzon Kataqica, 25-vjeçar, nga fshati Gallanasellë, por që jetonte në Suedi.

Në një postim në Facebook thuhet ngushëllime shpreh kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

“Largimi i parakohshëm i Lirigzonit është dhimbje e rëndë për familjen dhe komunën tonë. Ngushëllime të sinqerta dhe lutemi që Zoti t’i japë forcë familjes për ta përballuar vdekjen e papritur të Lirigzonit. Ngushëllime të sinqerta për familjen Karaqica”, ka thënë Lladrovci.

I ndjeri ishte magjistër i shkencave politike dhe kandidat për doktoraturë. Karaqica ishte edhe asamblist në Kuvendin Komunal të Jokkmokkut të Suedisë. /Klankosova.tv

The post Vdes 25-vjeçari kosovar që ishte asamblist në qytetin Jokkmokk të Suedisë appeared first on Klan Kosova.