Gazetari korrespodent, Valdrin Daci, për “Orën Shtatë” tregoi rastet që karakterizuan Pejën gjatë fundjavës.
Sipas Dacit, Peja nuk u karakterizua me lajme të mira gjatë ditës së shtunë dhe të diel, transmeton Klankosova.tv.
“Në Istog kemi lajmin e fundit, ku para një jave patëm raportuar për dy aksidente në këtë vend, ku tani kemi informacionin më të ri që një 19-vjeçar ka humbur jetën, i cili ishte pasagjer në njërin prej këtyre aksidenteve. Sot priten të ndahen detajet për ceremoninë e varrimit”, tha Daci.
Ai tregon po ashtu se gjatë fundjavës ka vdekur edhe një dyvjeçare, në pishinën familjare.
Pos këtyre rasteve, Daci raporton për një rast të dhunimit në familje, e që sipas tij ka ndodhur në tualetin e një kafiterie në Pejë.
Daci po ashtu raportoi një rast të vjedhjes, ku sipas tij një veturë e tipit “Audi A4” ngjyrë e bardhë është grabitur në garazhin e një personi.
The post Vdekje, vjedhje e dhunë në familje – krejt çka e karakterizoi Pejën në fundjavë appeared first on Klan Kosova.