E mërkurë, 30 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeVdekja e të riut në Ujman- Rama: Rasti u politizua, kjo i...

Vdekja e të riut në Ujman- Rama: Rasti u politizua, kjo i demotivon edhe pjesëtarët e FSK-së (VIDEO)

Ish-komandanti i FSK-së, Rrahman Rama në “Rubikon” të Klan Kosovës, tha se operacioni për gjetjen e trupit të 33-vjeçarit në Liqenin e Ujmanit u politizua, dhe sipas tij kjo i demotivon pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas tij, politizimi i këtij rasti nuk i ndihmon as vendit e as institucionit që e ka kryer obligimin e vet.

“E keqja e kësaj është që politizohet ky rast fatkeqësie. Të politizohet kjo është diçka që realisht nuk mundesh me marrë me mend se cila është arsyeja”, tha Rama.

Ai nënvizoi se Ushtria dhe misioni është i Kosovës dhe i asnjë partie politike.

Derisa shtoi se ka pasur disa herë intervenime të FSK-së në veri të vendit, dhe madje përmendi 15 korrikun e vitit 2015 pikërisht në Ujman, rasti kur ishin ndeshur dy varka atje.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

The post Vdekja e të riut në Ujman- Rama: Rasti u politizua, kjo i demotivon edhe pjesëtarët e FSK-së (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT