Vdekja e të riut në Podujevë, deklarohet policia

Vdekja e të riut në Podujevë, deklarohet policia

Policia është deklaruar në lidhje me rastin e vdekjes së një të riu në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Për Klankosova.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se personi është gjetur pa shenja jete, derisa bëri të ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë.

“Sot në stacionin policor të Podujevës, është iniciuar një rast “Hetim mbi Vdekje”. Rasti ka ndodhë në fshatin Gllamnik, ku është gjetë pa shenja jete viktima mashkull. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë”, thuhet tutje në konfirmim./Klankosova.tv

The post Vdekja e të riut në Podujevë, deklarohet policia appeared first on Klan Kosova.