Vdekja e Perkajt, Lekaj: Do të kujtohet si një personalitet i përkushtuar ndaj vlerave kombëtare

Vdekja e Perkajt, Lekaj: Do të kujtohet si një personalitet i përkushtuar ndaj vlerave kombëtare

Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e kandidatit për kryetar të Gjakovës, Nikollë Perkaj.

Përmes një postimi në Facebook, Lekaj tha se Perkaj do të kujtohet si një personalitet i përkushtuar ndaj vlerave kombëtare dhe një kontribuues i çmuar në jetën politike dhe shoqërore të vendit, transmeton Klankosova.tv.

“Përkushtimi i tij ndaj komunitetit dhe vizioni për të ardhmen e Gjakovës mbeten një trashëgimi e çmuar. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Perkaj, miqve, bashkëpunëtorëve dhe anëtarëve të Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar. U prehtë në paqe”, shkruan tutje politikani.

The post Vdekja e Perkajt, Lekaj: Do të kujtohet si një personalitet i përkushtuar ndaj vlerave kombëtare appeared first on Klan Kosova.