Thursday, January 15, 2026
spot_img
HomeLajmeVdekja e papritur e Shpat Kasapit alarmon të rinjtë – shtohen kontrollet...

Vdekja e papritur e Shpat Kasapit alarmon të rinjtë – shtohen kontrollet e zemrës në vend (VIDEO)

Sëmundjet e zemrës nuk po i prekin më vetëm moshat e vjetra, por dukshëm edhe të rinjtë në vend, dhe kjo ndodh më shpesh te burrat.

Kështu ka treguar kardiologu invaziv, Daut Gorani, i cili ka theksuar se jeta dinamike, stresi, duhanpirja, konsumi i drogave dhe kequshqyerja janë disa nga faktorët kryesorë.

“Përpara kemi pasur më shumë raste me infarkte dhe sindroma akute koronare te personat e moshuar, ndërsa tash kemi mjaft edhe te të rinjtë për shkak të jetës dinamike, stresit, duhanpirjes, konsumit të drogave dhe kequshqyerjes. Madje edhe paraqitja e diabetit në mosha të hershme”, tha mjeku, njofton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, kardiologu tregoi se vdekja e papritur e Shpat Kasapit nga sulmi në zemër ka alarmuar shumë të rinjtë dhe për këtë arsye ata kanë filluar të bëjnë kontrolle më të shpeshta.

“Së fundmi, vdekja e yllit të madh Shpat Kasapi ka alarmuar shumë të rinjtë dhe është vërejtur dukshëm se vetëdijesimi tek ata ka filluar, duke i shtyrë të bëjnë kontrolle të shpeshta”, theksoi Gorani.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT