E martë, 22 Prill, 2025
spot_img
HomeSportVdekja e Papës solli kaos në Serinë A, pretendentët për Champions bëjnë...

Vdekja e Papës solli kaos në Serinë A, pretendentët për Champions bëjnë kërkesë të mos luajnë të mërkurën – Indeksonline.net

23:06 / E Hënë, 21 Prill 2025 / Gj. Sh

Ndarja nga jeta e Papës Françesku ka sjellë pështjellim në futbollin italian për shkak të anulimit të ndeshjeve të planifikuar për të hënën në kategori të ndryshme të saj.

Dhe jo të gjithë klubet e Serisë A janë gati të pranojnë ndryshimin që ka bërë Liga, duke postuar këto ndeshje për pasditen e të mërkurës.

Klubi i Lacios ka dorëzuar një shkresë zyrtare në Ligë, duke kërkuar anulimin e këtij vendimi për ndeshjet e të mërkurës, kur në teori duhet të luajë në transfertë ndaj Xhenoas.

Klubi ka kërkuar takim me Ligën “për të gjetur një zgjidhje alternative dhe të ndarë bashkërisht”.

Protesta sipas klubit, nuk është vetëm për shkak të problemeve logjistike e organizative të ndeshjes, por edhe dëshira që ekipi kryeqytetas të shkojë në Vatikan në shenjë respekti për homazhet e rastit të cilat janë pikërisht në ditën e mërkurë.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT