Vdekja e Nikollë Perkajt, Ardian Gjini shpreh ngushëllime

news image

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka shprehur ngushëllimet e tij pas vdekjes së kandidatit për kryetar të kësaj komune, Nikollë Perkaj.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Nikollë Perkaj, kryetar i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar dhe njëkohësisht kandidat për kryetar të Gjakovës”.

“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të të ndjerit”, ka shkruar Gjini.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/