Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka përkujtuar sot legjendën e modës, Giorgio Armani, pas lajmit për ndarjen e tij nga jeta në moshën 91 vjeçare.
Përmes rrjeteve sociale, Meloni shkroi: “Giorgio Armani na la në moshën 91 vjeç. Me elegancën, maturinë dhe kreativitetin e tij, ai i solli prestigj modës italiane dhe frymëzoi të gjithë botën. Një ikonë, një punëtor i palodhur, një simbol i më të mirës së Italisë. Faleminderit për gjithçka.”.
Giorgio Armani ka ndërruar jetë sot, në moshën 91-vjeçare. Ai ishte sinonim i stilit modern italian dhe elegancës, duke arritur të ndërthurte mjeshtërinë e dizajnit me aftësinë e një biznesmeni. Falë punës së tij, kompania arriti një qarkullim vjetor prej rreth 2.3 miliardë eurosh (2.7 miliardë dollarë).
Prej kohësh ai kishte probleme shëndetësore dhe në qershor u detyrua të mungonte në sfilatat e grupit gjatë Javës së Modës për Meshkuj në Milano – për herë të parë në karrierën e tij që nuk mori pjesë në një ngjarje të tillë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!