Një burrë 55-vjeçar është gjetur sot i pa jetë në hapësirat e “Parkut Inovativ”, që ndodhet në ish-kazermën ushtarake në Prizren.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, njoftoi se viktima është me inicialet B.B., dhe se policia mori informatën për trupin e pa jetë rreth orës 13:35.
Sipas informacionit fillestar, i ndjeri ishte punonjës në atë park, njofton Klankosova.tv.
“Njësitë përkatëse policore kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimin e vendit, kanë mbledhur prova materiale dhe kanë marrë deklarata nga dëshmitarët,” tha Bytyqi.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë u dërgua për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Policia e Kosovës ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes” dhe po ndërmerr të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
The post Vdekja e dyshimtë: Gjendet i vdekur punëtori në Prizren appeared first on Klan Kosova.