E premte, 18 Korrik, 2025
spot_img
HomeShowbizVdekja e dyshimtë e çiftit: Hackman vdiq një javë pas gruas së...

Vdekja e dyshimtë e çiftit: Hackman vdiq një javë pas gruas së tij

Shkaku i vdekjes së Hackman është sëmundja kardiovaskulare hipertensive me Alzheimer si një faktor kontribues, ka bërë të ditur ekspertja mjekësore, Jarrell.

Ajo thotë se një skanim në trurin e Hackman zbuloi sëmundjen e avancuar të Alzheimerit dhe presionin e lartë të gjakut kronik.

Ka të ngjarë që Arakawa vdiq së pari më 11 shkurt, përfundon Jarrell, dhe është “e arsyeshme të konkludohet” se Hackman vdiq më 18 shkurt.

“Stimuluesi i tij kardiak ndaloi regjistrimin e ndonjë aktiviteti kardiak rreth datës 18 shkurt”, tha Jarrell, transmeton Klankosova.tv

Hackman, 95 vjeç, fitoi dy çmime Oscar për punën e tij në filmat “The French Connection” dhe “Unforgiven”. Ndërkaq, Arakawa, 65 vjeçe ishte një pianiste klasike.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT