E martë, 8 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeVdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, sonte do të ndizen qirinj para Teatrit

Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, sonte do të ndizen qirinj para Teatrit

Sonte nga ora 20:30, para Teatrit Kombëtar organizohet aksion për ndezjen e qirinjve në nderim të Agon Zejnullahut.

Ai vdiq në rrethana ende të paqarta në Lipjan . Pesë zyrtarë policorë, në mesin e të cilëve edhe një rreshter po hetohen për rastin e vdekjes së 27-vjeçarit.

Ata u suspenduan dhe u ndaluan për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Ekskluzive: Ndalohen pesë policë për ‘vrasjen nga pakujdesia’ të 27-vjeçarit në Lipjan

Rasti ndodhi pas mesnatës në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan, ku zyrtarët e Policisë së Kosovës kishin reaguar pas pranimit të informacionit se i  njëjti, dyshohej se nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë.

A vdiq Agon Zejnullahu në duart e Policisë? Për vrasje nga pakujdesia parashihet dënim deri në 5 vjet burgim

The post Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, sonte do të ndizen qirinj para Teatrit appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT