E martë, 8 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeVdekja e 27-vjeçarit, Hoxha: Rast që duhet të bëjë kthesë edhe në...

Vdekja e 27-vjeçarit, Hoxha: Rast që duhet të bëjë kthesë edhe në reformën e Policisë (VIDEO)

Ish-kryeshef i Inspektoratit Policor të Kosovës, Valdet Hoxha sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur në lidhje me rastin e vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan.

Ai për këtë rast tha se duhet të jetë një hetim transparent, sepse sipas tij është një nga rastet që duhet të bëjë kthesë edhe në reformën e Policisë.

“Jo vetëm si profesionist, por natyrshëm edhe si qytetar i këtij vendi, një rast i tillë është i dhimbshëm, i papranueshëm si rast, si ndodhi sepse është krijuar përceptimi tashmë se një qytetar ka vdekur në duart e policisë, por natyrshëm që nuk duhet ngutemi në epilog dhe në vlerësimin përfundimtar”.

“Është një vdekje e dyshimtë, policët po hetohen si të dyshuar për “vrasje nga pakujdesia”, por duhet të jetë një hetim gjithëpërfshirës, hetim transparent sepse është një nga rastet që duhet të bëjë kthesë ndoshta edhe në reformën e Policisë së Republikës së Kosovës, duke përfshirë edhe Akademinë e Drejtësisë, edhe Akademinë Policore të Trajnimeve në Vushtrri, të rishikohen edhe modulet e trajtimeve”, u shpreh tutje Hoxha./Klankosova.tv

The post Vdekja e 27-vjeçarit, Hoxha: Rast që duhet të bëjë kthesë edhe në reformën e Policisë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT