E enjte, 17 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeVdekja e 25 vjeçarit në Prishtinë, autoambulanca merr flakë në vendngjarje

Vdekja e 25 vjeçarit në Prishtinë, autoambulanca merr flakë në vendngjarje

Një 25 vjeçar ka vdekur sot në Prishtinë.

Dyshohet se ai ka rënë nga kati i 13-të i hotelit Grand.

Nuk dihet ende saktësisht se si ka ndodhur rasti, por nga informacionet jozyrtare bëhet e ditur se ai ra derisa ishte duke i pastruar xhamat.

Lidhur me rastin policia tashmë i ka nisur hetimet.

Ndërkohë, një ngjarje tjetër jo e mirë ka ndodhur në të njëjtin vend.

Njëra nga autoambulancat që kishte shkuar për të intervenuar, u përfshi nga flakët.

Pamjet nga video e publikuar nga EkonomiaOnline.

The post Vdekja e 25 vjeçarit në Prishtinë, autoambulanca merr flakë në vendngjarje appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT