Vazhdon sot seanca e radhës për vrasjen e Liridona Ademajt

news image

Sot, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, pritet të vazhdojë gjykimi për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, e cila ishte vrarë më 29 nëntor të vitit 2023 në Bërnicë të Prishtinës. Seanca gjyqësore është planifikuar të nisë nga ora 09:00.

Lajmin e ka bërë të ditur Leonard Ademaj, vëllai i të ndjerës, i cili gjithashtu ka ftuar mediat që të jenë të pranishme në seancë.

Në seancën e fundit të mbajtur më 14 korrik, kishte dëshmuar pikërisht ai, ku në përmbyllje të dëshmisë së tij kërkoi dënim maksimal për dorasin, duke thënë: “Kërkoj dënim kapital për vrasësin e motrës sime.”

Në këtë rast janë të akuzuar tre persona: Naim Murseli, ish-bashkëshorti i Liridonës, i cili dyshohet se ka organizuar vrasjen, duke i premtuar 30 mijë euro Granit Plavës për ta kryer aktin. I arrestuari tjetër në këtë rast është edhe Kushtrim Kokalla.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/